E enjte, 11 qershor 2009
SEANCA E NËNTËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për ndërmarrjet publike në Leximin e dytë.
Brenda afatit të përcaktuar sipas Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk janë paraqitur amendamente nga propozuesit e autorizuar.
Komisioni, njëzëri i propozoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta nxjerrë Ligjin për ndryshimin e Ligjit për ndërmarrjet publike.