E premte, 19 qershor 2009, Bruksel
U PËRKRAH KANDIDATURA E ZHOZE MANUEL BAROSO
Liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, u pajtuan që ta përkrahin kandidaturën e kryetarit aktual të Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso për mandatin e ri pesëvjeçar. Rizgjedhjen e z. Baroso duhet ta vërtetojë Parlamenti Evropian.
Para fillimit të Samitit në Bruksel, z. Baroso nëpërmjet letrës, në Këshillin Evropian e paraqiti programin e tij për mandatin e dytë.
Sa i përket temës së dytë të rëndësishme të Samitit, dhënie garanci Irlandës për përkrahjen e Marrëveshjes së Lisbonës, shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së, nuk patën sukses që të arrijnë pajtueshmëri dhe diskutimi për referendum të ri në Irlandë, do të vazhdojë në ditën e dytë të Samitit.
Vitin e kaluar irlandezët në referendum nuk e përkrahën Marrëveshjen e Lisbonës, për reforma në institucionet e Bashkimit Evropian. Qëllimi i Dablinit është që të merren garanci nga BE-ja, se janë bërë ndryshime në pjesët të cilat ata i konsideruan për kontestuese dhe kërcënuese, për interesat e tyre kombëtare.