E enjte, 28 qershor 2012
PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT NË SEMINARIN PARLAMENTAR NË BRUKSEL
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje me Pançe Orcevm Malisha Stankoviq, Rexhail Ismaili dhe Borçe Stavrov, anëtarët e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave do të merr pjesë në seminarin parlamentar, i cili do të mbahet më 28 dhe 29 qershor 2012 në Parlamentin evropian, në Bruksel.
Tema e seminarit do të jetë "Modernizimi i bujqësisë dhe implementimi i politikës së përbashkët bujqësore".
Në seminarin do të marrin pjesë përfaqësuesit e parlamenteve nacionale nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e Parlamentit Evropian.