E premte, 12 qershor 2009, Ora 11,00, Salla 4
KOMISIONI JURIDIKO-LIGJVËNËS
Propozimi i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik (leximi i parë);
2. Propozim-ligj për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për të huajt (leximi i parë);
3. Propozim-ligj për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërmarrjet publike (leximi i dytë);
4. Propozim-ligj për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve (leximi i dytë);
5. Propozim-ligj për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për përmbarim (leximi i dytë);
6. Propozim-ligj për plotësim të Ligjit për procedurën kontestimore (leximi i dytë).
Propozimi i rendit të ditës plotësohet me:
1. Propozim-ligj për garantimin e Republikës së Maqedonisë ndaj obligimeve të marëveshjes për hua, të dedikuar për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe projekteve tjera prioritare, që do të lidhet ndërmjet Bankës evropiane për investim dhe Bankës maqedonase për përkrahjen e zhvillimit, me procedurë të shkurtuar;
2. Propozim-ligj për Akademinë ushtarake (leximi i dytë);
3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë (leximi i dytë);
4. Propozim-ligj për shpalljen e lokalitetit Allshar si monument natyre ( leximi i dytë);
5. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për mjedisin jetësor ( leximi i dytë);
6. Propozim-ligj për punët e brendshme ( leximi i dytë);
7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagesën e rrogave në republikën e Maqedonisë (leximi i parë);
8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrogat dhe kompenzimet tjera të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe personave tjerë të zgjedhur dhe të emëruar në Republikë (leximi i parë).