Njoftimet



E hënë, 15 qershor 2009, ora 15,00, Salla 1

SEANCA E GJASHTËDHJETË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Propozim i rendit të ditës:

1. Propozim-vendim për kompensimin e harxhimeve për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Maqedonisë 2009, organizatorit të fushatës zgjedhore nga lista e kandidatëve e të cilit është zgjedhur Presidenti i Republikës së Maqedonisë;

2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huajt-leximi i parë;

3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik-leximi i parë;

4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrogat dhe kompensimet e tjera të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe personat e tjerë të zgjedhur dhe të emëruar në Republikë-leximi i parë;

5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagesën e rrogave në Republikën e Maqedonisë-leximi i parë;

6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rezervat e mallrave - leximi i dytë;

7. Propozim-ligj i plotësuar për bashkëpunim ndërkomunal - leximi i dytë;

8. Raport vjetor për punën e Agjencisë për komunikim elektronik për vitin 2008;

9. Propozim-vendim për miratimin e Planit financiar vjetor të agjencisë për komunikim elektronik për vitin 2009;

10. Raport vjetor për punën e Agjencisë për posta për vitin 2008;

11. Propozim-vendim për miratimin e Planit financiar vjetor të Agjencisë së postave për vitin 2009;

12. Raport për punën e Komisionit për letra me vlerë në vitin 2008.

Propozimi i rendit të ditës plotësohet me :

1. Propozim-vendim për emërimin e anëtarëve të Komisionit për komunikime elektronike;

2. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;

3. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për përcaktimin e përbërjes së Këshillit buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;

4. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarit, nënkryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për stabilizim dhe asocim;

5. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e shefit,  anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Kuvendin  parlamentar të Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë ;

6. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit anketues për përcaktimin e rrethanave të vdekjes së kryetarit të Republikës së Maqedonisë, Boris Trajkovski;

7. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për themelimin e grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera dhe zgjedhjen e kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë,  për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera;

8. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për emërimin e kryetarit, nënkryetarit dhe  anëtarëve të Këshillit nacional për eurointegrime; 

9. Propozim-vendim për shkarkimin dhe emërimin anëtarit të Këshillit për ndarjen e Shpërblimit shtetëror ‘’Mito Haxhi Vasilev Jasmin’’;

10. Propizim për emërimin e kryetarit të Komisionit Rregullues për eneregjetikë, të Republikës së Maqedonisë;

11. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar.

Click