Njoftimet



E hënë, 14 qershor 2010, ora 11:00, Salla 1

SEANCA E NJËQINDESHTATË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Propozimi i rendit të ditës:

1. Interpelancë për punën e anëtarit të Qeverisë, ministrit pa resor z.  Vasko Naumovski;

2. Propozim për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Rregullativ për Banim;

3. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për ujërat (leximi i dytë), i parashtruar nga deputetët Liljana Popovska, Tahir Hani dhe Katerina Dimeska;

4. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për përmbarim (leximi II), i parashtruar nga deputetët Vasko Shutarov dhe Nadica Tançeva Tulieva; 
5. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor (leximi i dytë);

6. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për librat shkollorë në arsimin fillor dhe të mesëm (leximi i dytë);

7.  Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor (leximi i dytë);

8. Raport për punën e Komisionit për Letrat me Vlerë të Republikës së Maqedonisë në vitin 2009;

9. Kërkesë për dhënie të interpretimit autentik  të nenit 5 nga Ligji për festat e Republikës së Maqedonisë, e parashtruar nga deputetja Aneta Stefanovska; 

10. Kërkesë për dhënie të interpretimit autentik të nenit 13, paragrafit 2 nga Ligji për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë në Republikën e Maqedonisë dhe anëtarëve të familjeve të tyre, e parashtruar nga deputetja Olivera Trajanovska;

11. Kërkesë për dhënie të interpretimit autentik të nenit 169 nga Ligji për ndërtim, e parashtruar nga kryetari i Komunës  së Çashkës.


Propozimi i rendit të ditës plotësohet me:

1. Propozim-ligj për ratifikimin e Konventës së Roterdamit për procedurën për marrje paraprake të pëlqimit për lëndët kimike dhe për pesticidet e caktuara të rrezikshme në qarkullimin ndërkombëtar.

2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim mbi vlerën e shtuar – leximi I;

3.  Propozim i plotësuar i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikimet elektronike – leximi II;

4. Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtjen e Të Dhënave Personale, i parashtruar nga deputeti Ilija Dimovski;

5. Propozim-vendim për publikimin e shpalljes publike për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Shtetëror për Parandalimin e Kundërvajtjes së Të Miturve, i parashtruar nga deputeti Ilija Dimovski;

6. Propozim për emërimin e anëtarit të Këshillit të Radiotelevizionit Maqedonas;

7.  Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e veprimtarisë bujqësore – leximi i parë;

8.  Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për blegtori – leximi i parë;

9.  Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kullotat – leximi i parë;

10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin fillor (leximi i parë);

11.  Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin e mesëm (leximi i parë);

12. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kulturë– (leximi i parë);

13. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për biblioteka– (leximi i parë);

14. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për muzetë– (leximi i parë);

15. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase – leximi i parë.

Click