E martë, 25 qershor 2013, ora 12:30, Salla "Boris Trajkovski"
MBLEDHJA NR. 103 E KOMISIONIT JURIDIK LIGJVËNËS
Propozim i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statistikë shtetërore - leximi I;
2. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për lëshim të obligacioneve të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim - leximi I;
3. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 79-a të Ligjit për arsim fillor, e parashtruar nga kryetari i komunës së Probishtipit;
4. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 5-b paragrafi 1 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje, e parashtruar nga kryetari i komunës së Bosillovës;
5. Vendimi i statutit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup - faza I;
6. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në sferën e kulturës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës;
7. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e të drejtës së pensionit;
8. Përcaktim i Tekstit të spastruar të Ligjit për sistem hekurudhor.
Propozimi i rendit të ditës plotësohet me:
1. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës për bashkëpunim veterinar;
2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me pronë të konfiskuar, dobi pronësore dhe lëndë të marra në procedurë penale dhe të kundërvajtjes - leximi I;
3. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 45 paragrafët 10 dhe 11, nenit 100 paragrafët 5 dhe 8 dhe nenit 103 paragrafi 5 të Ligjit për arsim të lartë, e parashtruar nga deputetja Liljana Kuzmanovska.