E enjte, 6 qershor 2013, ora 13:00, Salla "Boris Trajkovski"
KOMISIONI JURIDIK LIGJVËNËS
Propozim i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrje dhe transplantim të pjesëve të trupit të njeriut për mjekim - leximi II;
2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor - leximi II;
3. Propozim-ligj për ndërprerje të shtatzënisë, me procedurë të shkurtuar;
4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me procedurë të shkurtuar;
5. Propozim-ligj për shitjen e tokës bujqësore në pronësi shtetërore, me procedurë të shkurtuar;
6. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për tokë bujqësore, me procedurë të shkurtuar.
Propozimi i rendit të ditës plotësohet me:
1. Propozim-ligj për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të tatimit mbi vlerën e shtuar, tatimit personal mbi të ardhura, tatimit mbi fitim dhe kontributeve për sigurim pensional dhe invalidor në depozitë të përhershme në Shoqërinë Fabrika për Mjete në Shina "Veles" SHPKNJP - Veles - leximi II;
2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social - leximi II;
3. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 23 paragrafi 5 të Ligjit për marrëdhënie pune, e parashtruar nga deputetja Hristina Runçeva;
4. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 42-a paragrafi 2 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për konteste administrative, e parashtruar nga kryetari i komunës së Gazi Babës.