E mërkurë, 26 qershor 2013, ora 11:00, Salla 1
SEANCA NR. 65 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
Propozim i rendit të ditës:
1. Propozim për përcaktim të pushimit të mandatit të anëtarit të Këshillit të Ndërmarrjes Publike Radiotelevizioni Maqedonas;
2. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në sferën e kulturës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës;
3. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e të drejtës së pensionit;
4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor - leximi II;
5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrjen dhe transplantimin e pjesëve të trupit të njeriut për mjekim - leximi II;
6. Propozim-ligj për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të tatimit mbi vlerën e shtuar, tatimit personal mbi të ardhura, tatimit mbi fitim dhe kontributeve për sigurim pensional dhe invalidor në depozitë të përhershme në Shoqërinë Fabrika për Mjete në Shina "Veles" SHPKNJP - Veles - leximi II;
7. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social - leximi II;
8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tarifë Doganore, me procedurë të shkurtuar;
9. Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë të obligimeve sipas Marrëveshjes së pranuar dhe të ndryshuar për hua për Projektin për përmirësim të rrjetit rrugor të përhershëm rajonal dhe lokal, që do të lidhet ndërmjet Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim - Bankës Botërore dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, me procedurë të shkurtuar;
10. Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë të obligimeve sipas Marrëveshjes për hua, e dedikuar për financim plotësues të projektit "Parku i Turbinave me Erë Bogdanci", që do të lidhet ndërmjet Bankës Kreditore për Rindërtim - KFV dhe SHA ELEM-it, me procedurë të shkurtuar;
11. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjedis jetësor, me procedurë të shkurtuar;
12. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për duhan dhe prodhime të duhanit, me procedurë të shkurtuar;
13. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëndë të para minerale, me procedurë të shkurtuar;
14. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statistikë shtetërore - leximi I;
15. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për lëshim të obligacioneve të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim - leximi I;
16. Raport për punën e Agjencisë për Supervizion të Sigurimit Pensional me Financim Kapital në vitin 2012;
17. Ndryshim dhe plotësim i Planit financiar vjetor për vitin 2013 të Agjencisë për Supervizion të Sigurimit Pensional me Financim Kapital;
18. Raport për punën e Komisionit për Letra me Vlerë të Republikës së Maqedonisë në vitin 2012;
19. Raport vjetor për punën e Këshillit Shtetëror për Parandalim të Delikuencës së të Miturve dhe për gjendjet në sferën e të drejtave të fëmijës dhe delikuencës së të miturve në vitin 2012;
20. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 23 paragrafi 5 të Ligjit për marrëdhënie pune, e parashtruar nga deputetja Hristina Runçeva;
21. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 42-a paragrafi 2 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për konteste administrative, e parashtruar nga kryetari i komunës së Gazi Babës.
Propozimi i rendit të ditës plotësohet me:
1. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës për bashkëpunim veterinar;
2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me pronë të konfiskuar, dobi pronësore dhe lëndë të marra në procedurë penale dhe të kundërvajtjes - leximi I;
3. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 79-a të Ligjit për arsim fillor, e parashtruar nga kryetari i komunës së Probishtipit;
4. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 5-b paragrafi 1 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje, e parashtruar nga kryetari i komunës së Bosillovës;
5. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 45 paragrafët 10 dhe 11, nenit 100 paragrafët 5 dhe 8 dhe nenit 103 paragrafi 5 të Ligjit për arsim të lartë, e parashtruar nga deputetja Liljana Kuzmanovska.