E enjte, 7 prill 2011

DOLI BOTIMI I KATËRMBËDHJETË I BULETINIT TË KOMITETIT TË PËRZIER PARLAMENTAR RM-BE

Sot doli botimi i katërmbëdhjetë i Buletinit të Komitetit të Përzier Parlamentar RM-BE.  Numri aktual e bartë promocionin e publikimit "Ta njohim Evropën" nga ana e Zëvendëskryetarit të Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane, Z.  Vasko Naumovski, ambasadorin e BE-së, Z.  Piter Sorensen dhe bashkëkryesuesin e Komitetit të Përzier Parlamentar RM-BE, Z.  Aleksandar Spasenovski, para nxënësve të SHF “Cirili dhe Metodi” në Shkup, me qëllim të njohjes për së afërmi të gjeneratave të reja me vlerat evropiane. 



Е premte, 19 shkurt 2010

EVRODEPUTETI PËR ZGJERIM DHE POLITIKË EVROPIANE, Z. SHTEFAN FULE, MBAJTI FJALIM PARA KOMITETIT TË PËRZIER PARALMENTAR - REPUBLIKA E MAQEDONISË DHE UNIONI EVROPIAN

Në suaza të takimit të shtatë të Komitetit të Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Unioni Evropian, i cili u mbajt më 18 dhe 19 shkurt 2010, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, para deputetëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe eurodeputetëve në Delegacionin e Parlamentit Evropian në komitet, fjalim mbajti  z. Shtefan Fule, evrokomisioneri për Zgjerim dhe Politikë Evropiane të Fqinjësisë të Komisionit Evropian. Në fjalim, ishin të pranishëm edhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, koordinatorët e grupeve parlamentare, anëtarët  e Komisionit për Çështje Evropiane dhe anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.



E premte 19 shkurt 2010

REKOMANDIME TË KPP RM-UE-VAZHDIMI ME REFORMAT DHE PËRPARIMI NË DIALOGUN POLITK

Në Mbledhjen e shtatë të Komitetit të Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Unioni Evropian, i cili u mbajt më 18 dhe 19 shkurt 2010, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë morën pjesë deputetë nga Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe eurodeputetët në Delegacionin e Parlamentit Evropian në komitet, fjalime të tyre kishin edhe z. Vasko Naumovski, zëvendëskryeministër i obliguar për çështje evropiane, z. Antonio Milloshoski, ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë. Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, SH. T..z. Ervan Fuere, përfaqësues special i Unionit Evropian dhe shef i Delegacionit të Unionit Evropian në Republikës së Maqedonisë dhe zonja Aleksandra Kas Granje, drejtoreshë e Drejtorisë së Përgjithshme B për zgjerim, në emër të Komisionit Evropian.



E enjte 18 shkurt 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI ME Z. JORGO SHACIMARKAKIS DHE Z. ALOJZ PETERLE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot i priti bashkëkryesuesin e Komitetit të Përzier Parlamentar-Republika e Maqedonisë dhe Unioni Evropian, z. Jorgos Shacimarkakis dhe shefin e Delegacionit të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, z. Alojz Peterle.



E martë, 9 shkurt 2010

FJALIM HYRËS I KRYETARIT VELJANOSKI NË DEBATIN PUBLIK ME RASTIN E 9 SHKURTIT- DITA EVROPIANE PËR INTERNET TË SIGURT

Si të sigurojmë internet më të sigurt? Mendoj se përgjigjën e kësaj pyetje nuk mund ta jep vetëm një institucion ose një disiplinë shkencore, por përgjigjen duhet ta kërkojmë në mënyrë ndërdisiplinare dhe ndërresoriale, ndërsa gjithsesi këtu të kyçen në mënyrë aktive sektori joqeveritar dhe sektori privat. Me ç'rast, doemos duhet të kemi kujdes edhe për një dimension, dhe ai është ruajtja e lirisë së fjalës dhe liria e qasjes në informata, përkatësisht të mos i cenojmë parimet e përgjithshme nga korpusi i të drejtave të njeriut



E martë, 9 shkurt 2010

DEBAT PUBLIK ME RASTIN E 9 SHKURTIT - DITA EVROPIANE PËR INTERNET TË SIGURT

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin e Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Unioni Evropian me rastin e Ditës evropiane për internet të sigurt sot organizoi debat publik me temën "Internet më të sigurt".



E enjte, më 01 tetor 2009

DEPUTETI ALEKSANDAR SPASENOVSKI REALIZOI TAKIM PUNE NË PARLAMENTIN EVROPIAN NË BRUKSEL

 Ko–kryesuesi i Komitetit të Përzier Parlamentar i Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian (KPM-Republika e Maqedonisë dhe BE),deputeti Aleksandar Spasenovski, i cili është në vizitë pune në Bruksel, u takua me një pjesë të kolegëve të tij në Parlamentin Evropian dhe me anëtarë të delegacionit të Komitetit të Përzier Parlamentar dhe Bashkimit Evropian, si dhe me eurodeputet të tjerë.

Click