Bashkëpunimi ndërkombëtar

2016 SESIONI VJESHTOR, SHKUP, REPUBLIKA E MAQEDONISË

Asambleja Parlamentare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (AP e OSBE-së e përfaqëson dimensionin parlamentar të OSBE-së. Është e përbërë prej 323 anëtarsh nga parlamentet e 57 vendeve anëtare të OSBE-së, duke mbuluar hapësirë gjeografike nga Vankuveri deri në Vlladivostok. Ajo është organizata e vetme parlamentare në strukturat e OSBE-së, dhe kryen rolin e lidhjes së domosdoshme ndërmjet pjesës administrative të OSBE-së dhe përfaqësuesve që janë zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli.

Asambleja Parlamentare e OSBE-së është themeluar në vitin 1991 në Madrid  nën emrin Asambleja Parlamentare e Konferencës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ( KSBE). Në takimin e mbajtur në prill të vitit 1991, 34 kryetarët e parlamenteve nga vendet nënshkruese të Aktit Final të Helsinkit i miratuan aktet themelore në këtë Asamble Parlamentare, e ashtuquajtur Deklarata e Madridit.

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë,  në përbërje prej tre deputetësh, për herë të parë ka marrë pjesë në aktivitetet e AP të OSBE në sesionin e 2-të vjetor të Asamblesë Parlamentare, të mbajtur në vitin 1993 në Helsinki. Në këtë sesion, si dhe në sesionet e mbajtura në Vjenë (1994) dhe Otava (1995) delegacioni mori pjesë me status të vëzhguesit.

Pasi që u bë vend anëtar i OSBE-së në AP të OSBE-së në vitin 1995, duke filluar me sesionin e mbajtur në Stokholm në vitin 1996, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë mori pjesë në sesionet në këtë forum dhe në formimin e politikave, si dhe në vendimet si vend pjesëmarrës.

Asambleja Parlamentare e OSBE-së mbajti sesione të rregullta vjetore, sesion dimëror dhe sesion vjeshtor.

Sesioni i parë vjetor i AP të OSBE-së, në përputhje me Deklaratën e Madridit, u mbajt në Budapest në vitin 1992. Sesionet në vijim u mbajtën në: Helsinki, Vjenë, Otavë, Stokholm, Varshavë, Kopenhagë, Shën Petersburg, Bukuresht, Paris, Berlin, Roterdam, Edinburg, Uashington, Bruksel, Kiev, Astana, Vilnus, Oslo, Beograd, Monako, Stamboll, Baku dhe Helsinki. Në çdo sesion vjetor u debatua për çështje rrjedhëse lidhur me sigurinë dhe bashkëpunimin në Evropë, dhe njëherit u miratuan deklaratat që më vonë iu parashtruan pushteteve përkatëse dhe organeve kompetente dhe institucioneve të OSBE-së.

Sesioni vjetor i fundit i 25-të  i AP të OSBE-së u mbajt në korrik të vitit 2016 në Tbilisi, Gjeorgji.

Në sesionin vjeshtor të AP të OSBE, mbajtur mes 15 dhe 18 shtator të vitit 2015 në Ulan Bator, Mongoli u pranua kandidatura e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për nikoqir në sesionin e ardhshëm vjeshtor të AP të OSBE-së.

Nga 29 shtatori deri në 2 tetor, parlamentarët e OSBE-së do të takohen në Shkup në sesioni e 15-të vjeshtor të Asamblesë. I përbërë nga Forumi Mesdhetar, Konferenca parlamentare dhe Takimi i Komitetit të Përhershëm, sesioni vjeshtor do t'u mundësojë asambleve nga tërë rajoni i OSBE-së të debatojnë për çështje të rëndësishme, lidhur me obligimet dhe vlerat e OSBE-së. Sesioni i dytë i konferencës parlamentare, i caktuar për 1 tetor, pritet të përfshijë edhe Tryezë të rrumbullakët me shefat e operacioneve në terren të OSBE-së për Evropën Juglindore. Këtë vit temë e konferencës parlamentare është: "Përforcimi i masave për ndërtim të mirëbesimit dhe menaxhimi i mirë në rajonet e OSBE-së"

Të gjitha takimet nga Sesioni vjeshtor do të mbahen në hotelin "Holidej In" në Shkup. Sesioni vjeshtor është i hapur për anëtarët e akredituar të mediave. 

Click