E hënë, 14 qershor 2010, ora 11:00, Salla 1
SEANCA E NJËQINDESHTATË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
Propozimi i rendit të ditës:
1. Interpelancë për punën e anëtarit të Qeverisë, ministrit pa resor z. Vasko Naumovski;
2. Propozim për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Regullativ për Banim;
3. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për ujërat (leximi i dytë), i parashtruar nga deputetët Liljana Popovska, Tahir Hani dhe Katerina Dimeska;
4. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për përmbarim (leximi II), i parashtruar nga deputetët Vasko Shutarov dhe Nadica Tançeva Tulieva;
5. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor (leximi i dytë);
6. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për librat shkollorë në arsimin fillor dhe të mesëm (leximi i dytë);
7. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor (leximi i dytë);
8. Raport për punën e Komisionit për Letrat me Vlerë në Republikën e Maqedonisë në vitin 2009;
9. Kërkesë për dhënie të interpretimit autentik të nenit 5 nga Ligji për festat në Republikën e Maqedonisë, e parashtruar nga deputetja Aneta Stefanovska;
10. Kërkesë për dhënie të interpretimit autentik të nenit 13, paragrafit 2 nga Ligji për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë në Republikën e Maqedonisë dhe anëtarëve të familjeve të tyre, e parashtruar nga deputetja Olivera Trajanovska;
11. Kërkesë për dhënie të interpretimit autentik të nenit 169 nga Ligji për ndërtim e parashtruar nga kryetari i Komunës së Çashkës.