E hënë, 26 korrik 2010, ora 11:00, Salla 1
SEANCA E NJËQINDETREMBËDHJETË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
Propozimi i rendit të ditës:
1. Propozim për emërimin e nënguvernatorit të Bankës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë;
2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me hedhurina (leximi i parë);
3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik (leximi i parë);
4. Propozim i plotësuar i ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta (leximi i dytë);
5. Propozim-ligj për Shoqërinë Evropiane (leximi i dytë);
6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerje të veprimtarisë zejtare (leximi i dytë);
7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari të hotelerisë (leximi i dytë);
8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregti (leximi i dytë);
9. Propozim-ligj për themelimin e Agjencisë Nacionale për Teknologji Nukleare të Republikës së Maqedonisë (leximi i dytë);
10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë (leximi i dytë);
11. Propozim i plotësuar i ligjit për vlerësim (leximi i dytë);
12. Propozim i plotësuar i ligjit për ekspertizë (leximi i dytë);
13. Propozim i plotësuar i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurë kontestimore (leximi i dytë);
14. Raport financiar vjetori Agjencisë për Rregullimin e Tregut të Shërbimeve Hekurudhore të Republikës së Maqedonisë për vitin 2009;
15. Raport për realizimin e programit vjetor për punën dhe zhvillimin e Agjencisë për Rregullimin e Tregut të Shërbimeve Hekurudhore të Republikës së Maqedonisë për vitin 2009;
16. Propozim-vendim për dhënien e pëlqimit të Statutit të Universitetit për shkenca dhe teknologji informatike "Shën Apostol Pavle"- Ohër.