E hënë, 13 shtator 2010, Ora 11:00, Salla 1
SEANCA NUMËR NJËQINDENËNTËMBËDHJET E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
Propozimi i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Marokut për mënjanimin e tatimimit të dyfishtë dhe mbrojtjen e evazionit fiskal në lidhje me tatimet mbi të ardhurat ;
2. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Çeke për avancimin e mbrojtjes reciproke të investimeve;
3. Propozim-ligj për mbrojtjen e konkurrencës (leximi i parë);
4. Propozim-ligj për ndihmë shtetërore (leximi i parë);
5. Propozim-ligj për sigurinë e ushqimit për kafshë (leximi i parë);
6. Propozim-ligj për shpalljen e lokalitetit Plloçe -Litotelmeve për rezervat i fuqishëm natyror (leximi i parë);
7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për qarkullimin pagesor (leximi i parë);
8. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për banim (leximi i parë), i parashtruar nga deputetët Flora Kadriu, Imer Selmani, Abedin Zumberi dhe Sulejman Rushiti;
9. Propozim-ligj i plotësuar për bashkëpunim ndërkombëtar në lëndën penale (leximi i dytë);
10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim (leximi i dytë);
11. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me hedhurina (leximi i dytë);
12. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik (leximi i dytë);
13. Raport vjetor për punën e Agjencisë për supervizionin e sigurimit në vitin 2009;
14. Raport financiar Agjencisë për supervizionin e sigurimit për vitin 2009;
15. Raport vjetor për gjendjen dhe lëvizjet e tregut sigurues në Republikën e Maqedonisë në vitin 2009.