E martë, 30 nëntor 2010, Ora 11:00, Salla 1
SEANCA NR. 127 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
Propozimi i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes multilaterale ndërmjet vendeve të Evropës Juglindore për zbatimin e Konventës për vlerësimin e ndikimeve ndaj mjedisit jetësor në kontekst tejkufitar;
2. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë Maqedonase dhe Qeverisë së Belgjikës për shmangien e tatimimit të dyfishtë lidhur me tatimin mbi të ardhurat dhe kapitalin dhe për mbrojtje nga evazioni fiskal;
3. Propozim-ligj për administrim me procesuimin e lëndëve në gjykata - leximi I;
4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional me financim të detyrueshëm kapital - leximi I;
5. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për denacionalizim - leximi I;
6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrimin e pagesave me para në dorë - leximi I;
7. Propozim-ligj për regjistrim të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë 2011 - leximi II;
8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtën ndërkombëtare private - leximi II;
9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë për Promocion dhe Mbështetje të Turizmit në Republikën e Maqedonisë - leximi II;
10. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zonat zhvillimore teknologjike industriale - leximi II;
11. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për varreza dhe shërbime të varrimit - leximi II;
12. Propozim-ligj i plotësuar për sigurinë e ushqimit - leximi II;
13. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për familje - leximi II;
I parashtruar nga: Darka Petrushevska, Nada Stançevska, Violeta Tasheva, Julieta Marku, Femi Jonuzi, Xhemail Jashari, Zumrete Jakupi dhe Nazif Bushi;
14. Kërkesë për dhënie të interpretimi autentik të nenit 13 paragrafi 2 në lidhje me nenin 17 të Ligjit për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë të Republikës së Maqedonisë dhe të anëtarëve të familjeve të tyre, e parashtruar nga Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë.
Propozimi i rendit të ditës plotësohet me:
1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huaj - leximi II;
2. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për arsim të mesëm -leximi II;
3. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për arsim fillor - leximi II.
4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, me procedurë të shkurtuar;
5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nëpunës shtetërorë, me procedurë të shkurtuar.