Seancat plenare



E martë 27 janar 2009

SEANCA E 46-të E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Rendi i ditës:

1. Propozim – vendimi për  dërgimin e njësitit të Armatës së Republikës së Maqedonisë – ekipi mjekësor për pjesëmarrje në operacionet paqësore në Avganistan;

2. Propozim-vendimi për dërgimin e pjesëtarit të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Unionit Evropian në Bosnjë dhe Hercegovinë, EUFOR,ALTEA;

3. Propozim- ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës për bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit, kriminalitetit të organizuar, tregtisë së palejuar me drogat narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve, migrimit ilegal dhe veprimet tjera kriminele;

4. Propozim- ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për këmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informatave të klasifikuara;

5. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovakisë për mbrojtjen e ndërsjellët të informatave të klasifikuara;

6.  Propozim-ligj për fondet investuese, leximi i II -të;

7. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve – leximi i II -të;

8. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për invalidët civil të luftës – leximi i II -të;

9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtarinë e turizmit – leximi i II-të;

10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për falje-leximi i II-të;

11. Propozim-ligj për gjuetinë-leximi i I- rë;

12. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Ndërmarrjes Publike  Radiodifuzioni  i Maqedonisë – leximi i I-rë;

13. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lundrimin e brendshëm – leximi i I-rë;

14. Propozim për  interpretimin autentik të nenit 9 pika 3 nga Ligji për denacionalizim;

15. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 2 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Procedurës së përgjithshme administrative, të parashtruar nga deputeti Tito Petkovski.

Click