Seancat plenare



E Mërkurë , 18 Shkurtë 2009, Ora 11,00, Salla 1

SEANCA E KATËRDHJETË E TETË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Rendi i  ditës:

1. Propozim vendim për dërgimin e përfaqësuesve të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje  në operacionin paqësor  në Afganistan;

2. Propozim-strategjia nacionale për mbrojtje dhe shpëtim;

3. Propozim-ligj për ratifikimin e ndryshimeve të Protokollit 2 të Marrëveshjes për tregti të lirë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë, i ndryshuar me Vendimin numër 1/2008 të Komitetit të përzier të themeluar me Marrëveshjen për tregti të lirë, ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë;

4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbikëqyrjen e kufirit shtetëror – leximi I;

5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trashëgimi juridike të Republikës së Maqedonisë,  të anëtarësisë në Fondin monetar ndërkombëtar – leximi I;

6.  Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin e obligueshëm pensional me financim kapital–leximi I;

7.  Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për lëndët e para minerale – leximi I;

8.  Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregti – leximi I;

9.  Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Universitetit për teknologji informatike në Shkup – leximi I;

10. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të lartë – leximi II;

11.  Propozim-ligj i plotësuar për gjueti – leximi II;

12. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugët publike – leximi II;

13. Propozim-ligj për transformimin e Ndërmarrjes publike për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale “Makedonija pat” – Shkup- leximi I;

14.  Propozim-ligj  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lundrim të brendshëm – leximi i II.

Click