Seancat plenare



E hanë 27 prill 2009, ora 11,00, Salla 1

SEANCA E PESËDHJETEDYTË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Propozim i rendit të ditës:

1. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Estonisë për evitimin e tatimit të dyfishtë dhe për mbrojtje nga evazioni fiskal lidhur me tatimet mbi të ardhura.

2. Propozim-ligj për përfaqësimin e Republikës së Maqedonisë para Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut – Leximi i parë;

3. Propozim-ligj për zbatimin e vendimeve të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut – Leximi i parë;

4. Propozim-ligj për ndryshim të Ligjit për Drejtorinë Doganore – Leximi i parë;

5. Propozim-ligj për të drejtat e veçanta të pjesëmarrësve në operacionet paqësore dhe operacionet  për mbrojtje kolektive jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë dhe anëtarëve të familjeve të tyre – Leximi i parë;

6. Propozim-ligj për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje shëndetësore – Leximi i parë;

7. Raport për punën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë për vitin 2008;

8. Raport vjetor për punën e Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2008;

9. Raport vjetor për punën e Komisionit rregullator të energjisë për vitin 2008;

10. Raport vjetor për punën e Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës për vitin 2008;

11. Raport vjetor për punën e Komisionit  për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë te informatat me karakter publik për vitin 2008;

12. Raport për punën e Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale për vitin 2008;

13. Raport për punën e Agjencisë për Nëpunës Shtetërorë për vitin 2008;

14. Raport vjetor për punën e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit për vitin 2008.

Click