Seancat plenare



E martë, 28 korrik 2009, ora 11,00, Salla 1

SEANCA E GJASHTËDHJETETETË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Propozim i rendit të ditës:

1. Propozim-ligj për ratifikimin e Konventës ndërkombëtare për mbrojtjen e llojeve të reja të bimëve;

2. Propozim-ligj për ratifikimin e Aneksit për ndryshimin e Aneksit 1 të Marrëveshjes multilaterale ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të tij, Republikës së Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Republikës së Bullgarisë, Republikës së Kroacisë, Republikës së Maqedonisë, Republikës së Islandës, Republikës së Malit të Zi, Mbretërisë Norvegjeze, Rumanisë, Republikës së  Serbisë dhe Misionit të Kombeve të Bashkuara për administrimin e përkohshëm të Kosovës, për themelimin e Sferës së përbashkët evropiane të aviacionit;
   
3. Propozim-ligj për ratifikimin e Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë në programin e bashkimit “FISCALIS 2013”;

4. Propozim-ligj për ratifikimin e Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë në programin e bashkimit “CUSTOMS 2013”;

5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për marrëdhënie pune ( leximi i parë) ;

6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmjetësim ( leximi i parë);

7. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për  punësimin e personave invalidë ( leximi i dytë);

8. Propozim-ligj i plotësuar për  banim ( leximi i dytë).                         

Click