Seancat plenare



E hënë, 28 shtator 2009, ora 11:00, Salla 1

SEANCA E SHTATËDHJETEKATËRT E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Propozim i rendit të ditës:

1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zonat zhvillimore teknologjike-industriale (leximi i parë);

2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore (leximi i parë);

3. Propozim-ligj për hyrje në borxh të Republikës së Maqedonisë në Bankën për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës sipas marrëveshjes kornizë për hua për financim të pjesshëm të Projektit për strehimin e grupeve të cenueshme sociale (leximi i parë);

4. Propozim-ligj për hyrje në borxh të Republikës së Maqedonisë  me hua në Bankën Kreditore për Zhvillim-KFB sipas marrëveshjes për hua për projektin “Ujitjen e luginës jugore të lumit Vardar-faza II’’ (leximi i parë);

5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar (leximi i parë);

6.  Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për qarkullim pagesor (leximi i parë);

7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurë tatimore (leximi i parë);

8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrimin e pagesave me para në dorë (leximi i parë);

9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pronësi dhe të drejta të tjera reale (leximi i parë);

10. Propozim i plotësuar i strategjisë për zhvillimin regjional të Republikës së Maqedonisë  për vitin 2009-2019 (leximi i tretë);

11. Propozim-vendim për dhënie pëlqim Programit vjetor për punën e Agjencisë për rregullimin e tregut të shërbimeve hekurudhore të Republikës së Maqedonisë për periudhën korrik-dhjetor 2009;

12. Propozim-vendim për dhënie pëlqim Planit financiar vjetor për punën e Agjencisë për rregullimin e tregut të shërbimeve hekurudhore të Republikës së Maqedonisë për periudhën korrik-dhjetor 2009;

Propozimi i rendit të ditës plotësohet me:

1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për metrologji (leximi i dytë);

2. Propozim-ligjin për akreditim (leximi i dytë);

3. Propozimin e plotësuar të Ligjit për Bazën e të dhënave nacionale kriminalistike- zbuluese (leximi i dytë);

4. Kërkesën për dhënien e interpretimit autentik të nenit 226-b  paragrafit 1 të Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë, parashtruar nga deputeti Petar Pop Arsov.

Click