E hënë, 16 nëntor 2009, ora 11:00, Salla 1
SEANCA E TETËDHJETË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
Propozimi i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për Stemën e Republikës së Maqedonisë (leximi i dytë);
2. Propozim për emërimin e anëtarit në Komisionin rregullativ për energjetikën në Republikën e Maqedonisë;
3. Propozim-ligj për ratifikimin e Amendamentit të Statutit të Bankës Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Rindërtim (Banka Botërore);
4. Propozim-ligj për ndihmë juridike pa pagesë (leximi i parë);
5. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për ujërat (leximi i parë);
6. Propozim-ligj për rrogat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë (leximi i dytë);
7. Propozim-ligj për rrogat e anëtarëve të Këshillit për Prokurorët Publikë të Republikës së Maqedonisë (leximi i dytë);
8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noteriat (leximi i dytë);
9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pronësi dhe të drejta të tjera reale (leximi i dytë);
10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim personal mbi të ardhurat (leximi i dytë);
11. Kërkesë për dhënie të interpretimit autentik të nenit 40 të Ligjit për nëpunës shtetërorë (tekst i spastruar) përkatësisht neni 31 të Ligjit për nëpunës shtetërorë, parashtruar nga kryetari i Komunës së Manastirit;
12. Kërkesë për dhënie të interpretimit autentik të nenit 29 të Ligjit për plotësimin e Ligjit për rroga dhe kompensime të tjera të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe personave të tjerë të zgjedhur dhe të emëruar në Republikë, parashtruar nga kryetari i Komunës së Gazi Babës;
13. Kërkesë për dhënie të interpretimit autentik të nenit 33 të Ligjit për arsimin fillor, parashtruar nga kryetari i Komunës së Kisella Vodës;
14. Kërkesë për dhënie të interpretimit autentik të nenit 82 të Ligji për arsimin fillor, neni 46 të Ligjit për marrëdhënie pune dhe nenit 4 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune, parashtruar nga kryetari i Komunës së Kisella Vodës;
15. Kërkesë për dhënie të interpretimit autentik të nenit 62 paragrafi 2 të Ligjit për nëpunës shtetërorë, në lidhje me nenin 113 të Ligjit për marrëdhënie pune, parashtruar nga kryetari i Komunës së Çashkës.