E hënë, 14 dhjetor 2009, 13:00 ora, Salla 1
SEANCA E TETËDHJETEPESTË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
Propozim i rendit të ditës:
1. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për kremtimin e përvjetorëve jubilarë të ngjarjeve të rëndësishme dhe personave të dalluar në Republikën e Maqedonisë;
2. Propozim-program për kremtimin e përvjetorëve jubilarë të ngjarjeve të rëndësishme dhe personave të dalluar në Republikën e Maqedonisë për vitin 2010;
3. Propozim-ligj për ratifikimin e Memorandumit për mirëkuptim të kornizës institucionale të iniciativës për gatishmërinë dhe parandalimin e katastrofave në Evropën Juglindore;
4. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovakisë për nxitjen dhe mbrojtjen reciproke të investimeve;
5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie obligative (leximi i parë);
6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëndët e para minerale (leximi i parë);
7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësim e Ligjit për prodhimin dhe qarkullimin e armatimit dhe pajisjes ushtarake (leximi i parë);
8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësim e Ligjit për taksat administrative (leximi i parë);
9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtarinë radiodifuzive (leximi i parë);
10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Universitetit për Teknologji Informative (leximi i dytë);
11. Propozim i plotësuar i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrogat e gjykatësve (leximi i dytë);
12. Propozim-ligj për rrogat e prokurorëve publikë (leximi i dytë);
13. Propozim i plotësuar i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për qasje të lirë te informatat me karakter publik (leximi i dytë);
14. Propozim i plotësuar i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin e mesëm (leximi i dytë);
15. Propozim i plotësuar i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim fillor (leximi i dytë);
16. Propozim-vendim për dhënien e pajtimit të shkallës së përcaktuar të kompensimit nga të ardhurat e përgjithshme të shoqatave të cilat kryejnë veprimtari energjetike për financimin e punës së Komisionit rregullator për energjetikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010;
17. Propozim-plan financiar i Komisioni rregullator për energjetikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010;
18. Kërkesë për dhënien e interpretim autentik të nenit 29-g të Ligjit për plotësimin e Ligjit për rroga dhe kompensime tjera të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe personave të tjerë të zgjedhur dhe të emëruar në Republikë, të parashtruar nga kryetari i Komunës së Probishtipit.