E martë, 29 dhjetor 2009, ora 11:00, Salla 1
SEANCA E TETËDHJETESHTATË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
Propozimi i rendit të ditës:
1. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarëve të ARM-së për pjesëmarrje në operacionin paqësor në Afganistan;
2. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarëve të ARMaqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor në Unionin Evropian në Bosnje e Hercegovinë, EUFOR, ALTEA;
3. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë.
4. Propozim-ligj për ratifikimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Marrëveshjes për tregti të lirë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe shteteve të EFTA-s;
5. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi për shtetësi të dyfishtë.
6. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për të drejtën e patentës;
7. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për letërnjoftim (leximi i parë), të parashtruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë;
8. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë (leximi i parë);
9. Propozim-ligj për provimin e jurisprudencës (leximi i parë);
10. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për letërnjoftim (leximi i parë), të parashtruar nga deputetja Roza Topuzova-Kareska;
11. Propozim i plotësuar i Ligjit për menaxhimin e paketimit dhe hedhurinave nga paketimi (leximi i dytë);
12. Propozim i plotësuar i Ligjit për ndihmë juridike falas (leximi i dytë);
13. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për dhënien e obligimeve të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim (leximi i dytë).