Seancat plenare



E enjte, 11 mars 2010, ora 11:00, Salla 1

SEANCA E NËNTËDHJETESHTATË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Propozimi i rendit të ditës:

1. Interpelancë për punën e ministrit të Financave dhe zëvendës-kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, zotëri Zoran Stavreski;

2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kualitetin e ajrit të ambientit (leximi i dytë);

3. Propozim i plotësuar i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e natyrës (leximi i dytë);

4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punësim dhe punë të të huajve (leximi i dytë);

5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë të brendshme  (leximi i dyte);

6. Propozim-ligj i plotësuar për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë (leximi i dytë);

7. Propozim i plotësuar i ligjit për ndryshimin e Ligjit për nëpunës shtetërorë (leximi i dytë);

8. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për pronësi dhe të drejta tjera reale (leximi i dytë); i parashtruar nga deputetët: Svetllana Jakimovska, Anita Kiparizovska Kërsteska dhe Nadica Tançeva Tulieva;

9. Propozim-ligj për ndryshimin e Kodit zgjedhor (leximi i dytë); i parashtruar nga deputetët Andrej Zhernovski, Roza Topuzova-Karevska, Risto Penov dhe Jovan Manasijevski;

10. Propozim-ligj për emetimin e bonave me vlerë-vauçerëve (leximi i dytë); i parashtruar nga deputetët Vesna Bendevska, Jani Makraduli, Radmilla Sheqerinska dhe Sllavica Gërkovska Lloshkova;

11. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit (leximi i dytë).

Propozimi i rendit të ditës plotësohet me:

1. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tarifë doganore (leximi i dytë).

 

Click