E martë, 23 mars 2010, ora 11:00, Salla 1
SEANCA E NËNTËDHJETETETË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
Propozimi i rendit të ditës:
1. Propozim-vendim për dërgimin e njësisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Kombeve të Bashkuara UNIFIL në Liban;
2. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit numër 14 bis të Konventës për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;
3. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit, për bashkëpunim në sferën e shëndetësisë dhe të mjekësisë;
4. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për shëndetin e bimëve (leximi i parë);
5. Propozim-ligj për mbrojtjen e ushqimit (leximi i parë);
6. Propozim-ligj për mbrojtjen e ushqimit të kafshëve (leximi i parë);
7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e larjes së parave dhe të ardhurave tjera nga vepra ndëshkuese dhe financimi i terrorizmit (leximi i parë);
8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letrat me vlerë (leximi i parë)
9. Propozim-ligj për revizionin shtetëror (leximi i parë);
10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zbatimin e sanksioneve (leximi i parë);
11. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksionin arsimor (leximi i parë);
12. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për banim (leximi i parë);
13. Propozim-ligj për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi (leximi i parë), i parashtruar nga deputetët Vesna Bendevska, Stojan Andonov, Jovan Manasijevski, Radmilla Sheqerinska, Sonja Mirakovska, Sulejman Rushiti, Gjorgji Orovçanec, Jani Makraduli, Tito Petkovski, Flora Kadriu, Cvetanka Ivanova, Goran Misovski, Igor Ivanovski, Stanka Anastasova, Mende Dinevski, Andrej Zhernovski, Tome Çingovski, Vllado Buçkovski, Nikolla Qurkçiev, Roza Topuzova Karevska, Marijanço Nikollov, Mile Andonov, Andrej Petrov, Emiljan Stankoviq, Goran Sugareski, Goran Minçev, Marinella Tusheva dhe Sllavica Gërkovska Lloshkova;
14. Plan financiar i Agjencisë për supervizion të sigurimit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010;
15. Propozim-vendim për miratimin e Planit financiar të Ndërmarrjes Publike Radio-televizioni maqedonas për aktivitete të rregullta dhe investuese të radio programeve dedikuar vendeve fqinje dhe Evropës, në gjuhë të huaja për vitin 2010;
16. Propozim-vendim për miratimin e Planit financiar të Ndërmarrjes Publike Radio-televizioni maqedonas për aktivitete të rregullta dhe investuese në radio programet dedikuar informimit të mërgimtarëve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të cilët jetojnë në vendet fqinje, në Evropë dhe në kontinente tjera në maqedonisht dhe në gjuhën të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve e cila është e ndryshme nga gjuha maqedonase dhe të bashkësive tjera joshumicë për vitin 2010;
17. Propozim-vendim për miratimin e Planit financiar të Ndërmarrjes Publike Radio-televizioni maqedonas për aktivitete të rregullta dhe investuese të servisit të programit të radio nëpërmjet satelitit dedikuar mërgimtarëve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të cilët jetojnë në Evropë dhe në kontinentet tjera në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve e cila është e ndryshme nga gjuha maqedonase dhe të bashkësive tjera joshumicë për vitin 2010;
18. Propozim-vendim për miratimin e Planit financiar të Ndërmarrjes Publike Radio-televizioni maqedonas për aktivitete të rregullta dhe investuese të servisit të programit televiziv nëpërmjet satelitit dedikuar mërgimtarëve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të cilët jetojnë në Evropë dhe në kontinentet tjera në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve e cila është e ndryshme nga gjuha maqedonase dhe të bashkësive tjera joshumicë për vitin 2010;
19. Propozim-vendim për miratimin e Planit financiar të Ndërmarrjes Publike Radio-televizioni maqedonas për aktivitete të rregullta dhe investuese të servisit të dytë të programit televiziv nëpërmjet satelitit dedikuar mërgimtarëve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të cilët jetojnë në Evropë dhe në kontinente tjera në gjuhën shqipe për vitin 2010;
20. Propozim-vendim për miratimin e Planit financiar të Ndërmarrjes Publike Radio-televizioni maqedonas për aktivitete të rregullta dhe investuese dedikuar transmetimit të aktiviteteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010;
21. Kërkesë për dhënie të interpretimit autentik të nenit 116 paragrafi 7 të Ligjit për marrëdhënie pune, e parashtruar nga deputeti Vasko Shutarov;
22. Kërkesë për dhënie të interpretimit autentik të nenit 17 dhe 17–a të Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Dollnenit.
Propozimi i rendit të ditës plotësohet me:
Propozimi i rendit të ditës plotësohet me:
1. Propozim-ligj për themelimin e Agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit të Republikës së Maqedonisë (leximi i parë);
2. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Polonisë për mbrojtje të ndërsjellë të informatave të klasifikuara;
3. Propozim-vendim për dhënie të pajtimit të Programit vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për rregullimin e tregut të shërbimeve hekurudhore të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010;
4. Propozim-vendim për dhënie të pajtimit të Planit vjetor financiar të Agjencisë për rregullimin e tregut të shërbimeve hekurudhore të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010;
5. Raport për punën e Agjencisë për nëpunës shtetëror për vitin 2009;
6. Raport vjetor për punën e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit në vitin 2009;
7. Raport vjetor për punën e Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale për vitin 2009.