E hënë, 7 nëntor 2011, ora 11:00, Salla 1
SEANCA E TREMBËDHJETË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
Propozim i rendit të ditës:
1. Propozim-vendim për dërgim të pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacion paqësor në Afganistan në përbërje të Forcave Ndërkombëtare për Mbështetje Sigurie të Afganistanit - ISAF;
2. Propozim-vendim për zgjedhje të kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor;
3. Propozim-vendim për emërim të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë të Marrëdhënies së Punës në Shkallë të Dytë;
4. Propozim-ligj për ratifikim të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës Federative të Brazilit për heqjen e vizave;
5. Propozim-ligj për regjistrim të objekteve infrastrukturore nëntokësore dhe mbitokësore dhe instalimet shoqëruese - leximi I;
6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrim të pagesave me para në dorë - leximi I;
7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune - leximi I;
8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike - leximi I;
9. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për ndihmën juridike falas - leximi I;
10. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për deputetë - leximi I, i parashtruar nga deputetët Tito Petkovski, Radmilla Shekerinska Jankovska, Gordan Georgiev, Natasha Savova Salkovska, Igor Ivanovski, Tanja Tomiq, Ana Pavllovska - Daneva, Oliver Spasovski, Goran Minçev, Bllagoja Stojanovski, Samka Ibraimoski, Dragisha Miletiq, Marjanço Nikollov, Marinella Tusheva, Emilijan Stankoviq, Billjana Kazanxhiska, Mile Andonov, Gollubço Angellov, Stanka Anastasova, Andrej Petrov, Pançe Orcev, Goran Sugareski, Cvetanka Ivanova, Save Maraçkov, Svetllana Mazgalloska Vuçetiq, Borçe Stavrov, Jani Makraduli, Vesna Bendevska, Mitre Velljanoski, Erdogan Saraç, Divna Jofkovska - Eftimoska, Mende Dinevski, Stojko Paunovski, Ivon Veliçkovski, Goran Misovski, Sonja Mirakovska, Nikollçe Acevski, Rejhan Durmishi, Fijat Canoski, Lençe Nikollovska, Mevmet Xhemajlloski dhe Safet Bishevac.
Propozimi i rendit të ditës plotësohet me:
1. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellët për çështje doganore;
2. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për emetimin e obligacioneve të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim - leximi I;
3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për metrologji - leximi I.