Е martë, 8 shkurt 2011
PJESËMARRJA E DEPUTETIT PETAR POP-ARSOV NË KONFERENCËN E KRYETARËVE TË KOMISIONEVE PËR ÇËSHTJE EVROPIANE TË SHTETEVE-ANËTARE TË BASHKIMIT-EVROPIAN-KOSAK NË BUDAPEST, REPUBLIKA E HUNGARISË
Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Petar Pop-Arsov, nga 10 deri 11 shkurt 2011, do të marrë pjesë në Konferencën e kryetarëve të Komisioneve për Çështje Evropiane të shteteve-anëtare të Bashkimit Evropian-KOSAK, që do të mbahet në Budapest, Republika e Hungarisë.
Në konferencë, ministri për Punë të Jashtme të Hungarisë, z. Janosh Martoni, do të flas për prioritetet e Kryesimit hungarez me Bashkimin Evropian, ndërsa fjalim të tij në lidhje me Programin për punën e Komisionit Evropian për vitin 2011, do të ketë z. Marosh Shefçoviq, zëvendëskryetar i Komisionit Evropian i angazhuar për marrëdhënie ndërinstitucionale dhe administratë.