E premte, 4 shkurt 2011
KRYETARI I KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET, Z. JOVAN MANASIJEVSKI REALIZOI TAKIM ME DREJTORESHËN E ZYRËS SË BANKËS BOTËRORE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, ZNJ. LILIJA BURUNÇUK
Kryetari i Komisionit për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Jovan Manasijevski dhe anëtarët e Komisionit znj. Vlladanka Aviroviq dhe znj. Julieta Marku, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë realizuan takim me drejtoreshën e Zyrës së Bankës Botërore në Republikën e Maqedonisë, znj. Lilija Burunçuk.
Nga ana e drejtoreshës së Zyrës së Bankës Botërore, znj. Lilija Burunçuk u prezantua Strategjia për partneritet e cila u miratua në tetor të vitit 2010, e cila fokusohet në rritjen ekonomike, rritjen e konkurrencës, arsim, shëndetësi, transport dhe agjendën ekologjike e cila fiton rëndësi gjithnjë e më të madhe. Ndër projektet që do të financohen në periudhën e ardhshme u theksuan ndërtimi i largpërçuesit Shtip-Nish dhe ndërtimi i pendës Fusha e Lukovës.
Znj. Lilija Burunçuk informoi se mendohet që në të ardhmen në vend se të jepet mbështetje direkte buxhetore, të qaset ndaj dhënies së garancisë nga ana e Bankës Botërore Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me qëllim që ajo të mund të merr hua në tregun e kapitalit me shkallë shumë më të ulët të kamatës.
Nga ana e anëtarëve të Komisionit për Financim dhe Buxhet u shpreh nevoja e mbajtjes së mbledhjes së Komisionit për Financim dhe Buxhet në të cilën do të prezantohen planet për aktivitetet e Bankës Botërore për këtë vit fiskal si dhe për tre vitet e ardhshëm fiskal. Kreditë e aprovuara nga Banka Botërore për financimin e projekteve nga sfera e infrastrukturës u vlerësuan si me dobi të veçantë për zhvillimin e Republikës së Maqedonisë.
Gjithashtu, u paraqiten edhe implikimet nga kriza ekonomike e cila shprehet mbi zvogëlimin e treguesve makroekonomik, përkatësisht rritjen ekonomike të shtetit.
Në fund u shpreh falemenderim reciprok për takimin e mbajtur dhe u vlerësua si shumë i dobishëm për thellimin e bashkëpunimit në mes Komisionit për Financim dhe Buxhet, përkatësisht Kuvendit dhe Bankës Botërore.