E mërkurë, 9 shkurt 2011
MBLEDHJA E NËNTËDHJETETRE E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 8 shkurt 2011 e mbajti mbledhjen e tij të nëntëdhjetetre.
- Si trup punues amë Komisioni e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë devizore (në lexim të dytë).
Duke marrë parasysh se për këtë Propozim-ligj nuk u paraqitën amendamente, Komisioni me 7 vota "për" dhe 1 "përmbajtur", konkludoi që t'i propozojë Kuvendit ta shqyrtojë dhe ta miratojë Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë devizore.
- Komisioni si trup punues amë për Propozim-ligjin për lojërat e fatit dhe për lojërat zbavitëse (leximi dytë) shqyrtoi 9 amendamente të paraqitura, nga të cilët 8 nuk i miratoi, ndërsa një u tërhoq nga propozuesi.
Komisioni me tetë vota “për” dhe një “kundër” konkludoi se nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozimit të plotësuar dhe i propozoi Kuvendit ta shqyrtojë dhe miratojë Ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse.
- Si trup punues amë, Komisioni e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akcizat (në lexim të dytë).
Duke marrë parasysh se për këtë Propozim-ligj nuk u paraqitën amendamente, Komisioni me tetë vota "për" dhe 1 "përmbajtur", konkludoi që t'i propozojë Kuvendit ta shqyrtojë dhe ta miratojë Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akcizat.
- Komisioni për Financim dhe Buxhet për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rezervat e mallrave si trup punues amë shqyrtoi një amendament, i cili njëzëri u miratua.
Komisioni njëzëri konkludoi se në përputhshmëri me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozim-ligjit të plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rezervat e mallrave.
- Si trup punues amë, Komisioni e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar (në lexim të dytë).
Duke marrë parasysh se për këtë Propozim-ligj nuk u paraqitën amendamente, Komisioni njëzëri konkludoi që t'i propozojë Kuvendit ta shqyrtojë dhe ta miratojë Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar.
- Si trup punues amë Komisioni e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspekcionin devizor (në lexim të dytë).
Për këtë Propozim-ligj nuk u paraqiten amendamente, pra Komisioni njëzëri konkludoi që t'i propozojë Kuvendit ta shqyrtojë dhe ta miratojë Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspekcionin devizor.
- Si trup punues amë, Komisioni e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për fondet investuese (në lexim të dytë).
Duke marrë parasysh se për këtë Propozim-ligj nuk u paraqitën amendamente, Komisioni njëzëri konkludoi që t'i propozojë Kuvendit ta shqyrtojë dhe ta miratojë Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për fondet investuese.
- Komisioni si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për biro kreditore (në lexim të dytë).
Për këtë Propozim-ligj nuk u paraqiten amendamente, pra Komisioni njëzëri konkludoi që t'i propozojë Kuvendit ta shqyrtojë dhe ta miratojë Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për biro kreditore.
- Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitjen e banesave në pronësi të shoqërisë, Komisioni si trup punues amë shqyrtoi dhe miratoi tre amendamente.
Komisioni me tetë vota “për” dhe një “përmbajtur” konkludoi se në përputhshmëri me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozim-ligjit të plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitjen e banesave në pronësi të shoqërisë.
- Si trup punues amë, Komisioni e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontabilitetin e buxheteve dhe shfrytëzuesit buxhetor (në lexim të dytë).
Duke marrë parasysh se për këtë Propozim-ligj nuk u paraqitën amendamente, Komisioni me tetë vota "për" dhe një "përmbajtur", konkludoi që t'i propozojë Kuvendit ta shqyrtojë dhe ta miratojë Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontabilitetin e buxheteve dhe shfrytëzuesit buxhetor.