E mërkurë, 9 shkurt 2011
MBLEDHJA E PESËDHJETEDY E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, mbrëmë e mbajti mbledhjen e tij të 52-të, në të cilën si trup punues amë shqyrtoi tre Propozim-ligje.
- Me procedurë të shkurtuar, Komisioni e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë bujqësore.
Në mbledhje, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mori pjesë z. Perica Ivanoski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Kryesuesi i Komisionit, z. Pançe Dameski, i njoftoi deputetët se në afatin e caktuar, të përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë paraqitur amendamente për Propozim-ligjin.
Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave e theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin.
Pas diskutimit, Komisioni e përcolli këtë Propozim-ligj në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
- Komisioni në lexim të dytë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pyjet.
Kryesuesi i Komisionit i njoftoi deputetët se në afatin e caktuar, të përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, janë paraqitur 9 amendamente për Propozim-ligjin.
Komisioni i shqyrtoi dhe i debatoi amendamentet e paraqitura, nga të cilët 7 miratoi, ndërsa 2 nuk i miratoi.
Pas debatit, Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave këtë Propozim-ligj e përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
- Komisioni në lexim të dytë e shqyrtoi edhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësi veterinere.
Në mbledhje mori pjesë edhe drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterineri, z. Dejan Runtevski.
Kryesuesi Dameski i njoftoi deputetët se në afatin e caktuar, të përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, janë paraqitur gjithsej 2 amendamente për Propozim-ligjin.
Komisioni i shqyrtoi dhe i debatoi amendamentet e paraqitura. Të dy amendamentet u miratuan.
Në bazë të nenit 149 paragrafi (2) të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave paraqiti tre amendamente për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësi veterinere dhe të tre amendamentet njëzëri i miratoi.
Pas debatit, Komisioni këtë Propozim-ligj e përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.