E hënë, 7 shkurt 2011
MBLEDHJA E PESËDHJETETETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të Pesëdhjetetetë, si trup punues amë i shqyrtoi:
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëritë tregtare -leximi II-të,
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të konsumatorëve - leximi II-të,
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pronësinë industriale - leximi II-të,
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurinë e prodhimeve - leximi II-të.
Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëritë tregtare, Komisioni e shqyrtoi amendamentin e paraqitur për ndryshim të nenit 2, i paraqitur nga deputetja znj. Nada Stançevska.
Në debat morën pjesë anëtari i Komisionit për Çështje Ekonomike, znj. Nada Stançevska dhe zëvendësministri i Ekonomisë, dr. Metodij Haxhi-Vaskov.
Komisioni për Çështje Ekonomike njëzëri e miratoi amendamentin e paraqitur.
Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të konsumatorëve, Komisioni shqyrtoi 4 amendamente nga propozuesit e autorizuar dhe njëzëri i miratoi të njëjtit.
Kryetari i Komisionit për Çështje Ekonomike, z. Ljubisav Ivanov Xingo, i njoftoi deputetët se për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurinë e prodhimeve dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pronësinë industriale, në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë paraqitur amendamente nga propozuesit e autorizuar.
Komisioni për Çështje Ekonomike konkludoi se Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurinë e prodhimeve dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pronësinë industriale, t’i përcjellë në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.