E enjte, 25 shkurt 2010

Vendosje e Kurorës me lule të freskëta

Me rastin e gjashtë vjetorit të vdekjes së presidentit Boris Trajkovski, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i udhëhequr nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë .z. Trajko Veljanoski dhe në përbërje të z. Vlladimir Gjorçev, znj. Cvetanka Ivanova dhe z. Femi Jonuzi, më 26 shkurt 2010 (e premte) në orën 12:00, do të vendosin kurorë me lule të freskëta në varrin e presidentit, Boris Trajkovski, në Alenë e Kolosëve, në Varrezat e Qytetit Butel



E premte, 5 shkurt 2010

DEBAT PUBLIK ME TEMË "INTERNET MË I SIGURT"

Me rastin e Ditës evropiane për internet të sigurt - 09 shkurti, Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin e Përzier Parlamentar -Republika e Maqedonisë dhe Unioni Evropian do të organizojë Debat Publik me temë "Internet më i sigurt".



E martë, 2 shkurt 2010

DEBAT PUBLIK ME RASTIN E SHPËRBLIMIT "MARGARITARËT E URTËSISË"

Në vigjilje të Ditës botërore për luftën kundër kancerit, 4 shkurtit, Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Qendrën për Hulumtime Rajonale dhe Bashkëpunim ‘’Studiorum’’ (anëtare e ECCA), Lobi Maqedonas i Femrave dhe Organizata e Grave të Shën Nikollës organizojnë debat publik në temën: Shpërblimi ‘’Margaritarët e urtësisë’’ për Maqedoninë nga Asociacioni Evropian për Kancerin Cervikal (ECCA)-njohje për përparimin dhe detyrim për të ardhmen

Click