E hënë, 1 shkurt 2010, ora 13:30, Salla 4
KOMISIONI JURIDIKO-LIGJVËNËS
(e filluar më 27.1.2010) (vazhdimi i parë)
Rendi i ditës:
- Propozim-ligj për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë.
Pas mbarimit të pikës komisioni vazhdon punën sipas rendit të ditës:
Propozimi i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëritë tregtare (leximi i dytë);
2. Propozim-ligj për kontroll dhe vulosje, përkatësisht shënim të armëve të zjarrta dhe municionit (leximi i dytë);
Propozimi i rendit të ditës plotësohet me:
1. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes së Vjenës për klasifikim ndërkombëtar të elementeve figurative të markave tregtare;
2. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes së Singaporit për të drejtën e markës tregtare;
3. Propozim-ligj për ratifikimin e Konventës për pasojat jashtëkufitare nga fatkeqësitë industriale;
4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kullota (leximi i dytë);
5. Propozim-ligj për preparate mjekësore veterinare (leximi i dytë);
6. Propozim-ligj për pagesë me këste të borxhit tatimor të ndërmarrjeve publike dhe shoqërive tregtare të themeluara nga Republika e Maqedonisë, përkatësisht nga komunat ose Qyteti i Shkupit, me procedurë të shkurtuar.
7. Propozim-ligj për ngarkimin me borxh të Republikës së Maqedonisë te Banka për Zhvillim pranë Këshillit Evropian sipas Marrëveshjes kornizë për hua dhe financim të pjesshëm të Projektit për rikonstruktim dhe ndërtim shtesë të institucioneve shëndetësore publike - faza e parë (leximi i dytë);
8. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për pronësi dhe të drejta tjera reale (leximi i parë);
9. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Australisë për sigurim social.