E enjte, 12 shkurt 2010, ora 11.00, Salla Kushtetuese
KOMISIONI JURIDIKO-LIGJVËNËS
Propozimi i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë të brendshme-lexim i parë;

2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kualitet të ajri të mjedisit-leximi i parë;

3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të natyrës-leximi i parë;
4. Propozim-ligj për emetim të bonave me vlerë-vauçerëve, të parashtruar nga deputetët Vesna Bendevska, Jani Makraduli, Radmilla Shekerinska-Jankovska dhe Sllavica Grkovska-Lloshkova-lexim i parë;
5. Propozim-ligj për ratifikim të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për bashkëpunim në sferën e mbrojtjes;
6. Propozim-ligj për ratifikim të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit Federativ Zviceran për komunikacion të rregullt ajror;
7. Propozim-ligj për ratifikim të Protokollit për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes për aspekte tregtare të të drejtave të pronësisë intelektuale (TRIPS);
8. Propozim-ligj për ratifikim të Protokollit të Konventës për ndotje jashtëkufitare afatgjate të ajrit nga viti 1979 për kontroll të emisioneve të bashkëdyzimeve avulluese organike ose bartjes së tyre jashtëkufitare;

9. Propozim-ligj për ratifikim të Protokollit të Konventës për ndotje jashtëkufitare afatgjate të ajrit nga viti 1979 për financim afatgjatë të Programit për bashkëpunim për mbikëqyrje dhe vlerësim të bartjes afatgjate të substancave ndotëse të ajrit në Evropë (EMEP);
10. Propozim-ligj për ratifikim të Protokollit të Konventës për ndotje jashtëkufitare afatgjate të ajrit nga viti 1979 për zvogëlim të emisioneve të sulfurit ose bartjes së tyre jashtëkufitare për së paku 30 %;

11. Propozim-ligj për ratifikim të Protokollit të Konventës për ndotje jashtëkufitare afatgjate të ajrit nga viti 1979 për kontroll të lëshimit të oksideve azotike ose bartjes së tyre jashtëkufitare;

12. Propozimi-ligj për ratifikim të Protokollit të Konventës për ndotje jashtëkufitare afatgjate të ajrit nga viti 1979 lidhur me zvogëlimin e mëtejshëm të emisioneve të sulfurit;
13. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit, parashtruar nga deputetët Vllado Buckovski, Gjorgji Orovcanec, Emilijan Stankoviq, Goran Sugareski, Goran Mincev, Goran Misovski, Tome Çingovski, Nikolla Qurkciev, Vesna Bendevska, Besim Dogani, Flora Kadriu, Sonja Mirakovska, Stanka Anastasova, Mile Andonov dhe Risto Penov-leximi i parë;
14. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit, parashtruar nga deputeti Vlladimir Gjorcev-leximi i parë;
15. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor, parashtruar nga deputetët Radmilla Shekerinska-Jankovska, Vesna Bendevska dhe Stanka Anastasova-leximi i parë;
16. Propozim-ligj plotësimin e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, parashtruar nga deputetët Radmilla Shekerinska-Jankovska, Vesna Bendevska dhe Stanka Anastasova-leximi i parë;
17. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje sociale, parashtruar nga deputetët Radmilla Shekerinska-Jankovska, Vesna Bendevska dhe Stanaka Anastasova-leximi i parë;
18. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punësim dhe punë të të huajve- leximi i parë;
19. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për punësim të personave invalidë, parashtruar nga deputetët Radmilla Shekerinska-Jankovska, Vesna Bendevska dhe Stanka Anastasova- leximi i parë.