E mërkurë, 10 shkurt 2010, ora 14:00, Salla Kushtetuese
KOMISIONI PËR POLITIKË TË JASHTME
Propozimi i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit Federal Zviceran për komunikacion ajror;
2. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për bashkëpunim në sferën e mbrojtjes;
3. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit të Konventës për ndotje jashtëkufitare afatgjate të ajrit nga viti 1979 për kontroll të lëshimit të oksideve azotike ose bartjes së tyre jashtëkufitare;
4. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit të Konventës për ndotje jashtëkufitare afatgjate të ajrit nga viti 1979 lidhur me zvogëlimin e mëtejshëm të emisioneve të sulfurit;
5. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit të Konventës për ndotje jashtëkufitare afatgjate të ajrit nga viti 1979 për financim afatgjatë të Programit për bashkëpunim për mbikëqyrje dhe vlerësim të bartjes afatgjate të substancave ndotëse të ajrit në Evropë (EMEP);
6. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit të Konventës për ndotje jashtëkufitare afatgjate të ajrit nga viti 1979 për kontroll të emisioneve të bashkëdyzimeve organike avulluese ose bartjes së tyre jashtëkufitare;
7. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit të Konventës për ndotje jashtëkufitare afatgjate të ajrit nga viti 1979 për zvogëlimin e emisioneve të sulfurit ose bartjes së tyre jashtëkufitare më së paku për 30 %;
8. Propozim- ligj për ratifikimin e Protokollit për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes për aspektet tregtare të të drejtave të pronësisë intelektuale (TRIPS).