E enjte, 4 shkurt 2010, ora 11:00, Salla 1
SEANCA E NËNTËDHJETEDYTË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
Propozimi i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Kanadasë për sigurim social;
2. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovakisë për evitimin e tatimimit të dyfishtë dhe për mbrojtjen nga evazioni fiskal lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe të kapitalit;
3. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Australisë për sigurim social;
4. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes së Singaporit për të drejtën e markës tregtare;
5. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes së Vjenës për klasifikim ndërkombëtar të elementeve figurative të markave tregtare;
6. Propozim-ligj për ratifikimin e Konventës për pasojat jashtëkufitare nga fatkeqësitë industriale;
7. Propozim-ligj për ngarkimin me borxh të Republikës së Maqedonisë me hua te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim - Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për Huan e parë për politikë zhvillimore - DPL 1 (leximi i parë).
8. Propozim-ligj për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë (leximi i parë);
9. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për nëpunës shtetërorë (leximi i parë).
10. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për pronësi dhe të drejta tjera reale (leximi i parë);
11. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lundrim të brendshëm (leximi i dytë);
12. Propozim-ligj i plotësuar për shëndetin publik (leximi i dytë);
13. Propozim i plotësuar i planit hapësinor të regjionit të Ohrit dhe Prespës 2005-2020 (leximi i dytë);
14. Kërkesë për dhënie të interpretimit autentik të nenit 100 paragrafi 2 nga Ligji për mbrojtjen e fëmijëve, parashtruar nga deputeti Vasko Shutarov.
Propozimi i rendit të ditës plotësohet me:
1. Propozim-deklaratë për mbështetje të Rezolutës për Srebrenicën në Parlamentin Evropian nga 15 janari 2009;
2. Propozim-vendim për zgjedhjen e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të Komisionit për Verifikimin e Fakteve;
3. Propozim-vendim për ndryshim të Vendimit për zgjedhje të kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në Komisionet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;
4. Propozim-vendim për ndryshim të Vendimit për zgjedhje të kryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në Këshillin e Kanalit të Kuvendit;
5. Propozim-vendim për ndryshim të Vendimit për themelimin e grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera dhe zgjedhje të kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera;
6. Propozim-ligj për ndryshim të Ligjit për duhan dhe produkte të duhanit (leximi i parë).