E premte, 24 shkurt 2012

VENDOSJA E KURORAVE ME LULE TË FRESKËTA

Me rastin e 8 vjetorit të vdekjes të ish-kryetarit të Republikës së Maqedonisë, z. Boris Trajkovski, Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i kryesuar nga nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Svetllana Jakimoska, z. Rafet Muminoviq, z. Igor Ivanovski, znj. Lençe Nikollovska dhe z. Ivon Veliçkovski, më 26 shkurt 2012 (e diell), në ora 11:00 do të vendosë kurore me lule të freskëta në varrin e z. Boris Trajkovski, në vendin ku prehen kolosët, varrezat e qytetit - Butel.



E enjte, 23 shkurt 2012

PJESËMARRJA NË SEMINARIN PARLAMENTAR NË SARAJEVË

Në organizimin e Parlamentit Evropian dhe Këshillit për bashkëpunim rajonal, më 23 dhe 24 shkurt 2012, në Sarajevë, Federata e Bosnjës dhe Hercegovinë, mbahet Seminari Parlamentar me temë: "Sfidat në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe aktivitetet e ardhshme". 



E enjte, 23 shkurt 2012

PJESËMARRJA NË SESIONIN DIMËROR TË ASAMBLESË PARLAMENTARË TË OSBE-SP

Nga 23 deri 24 shkurt 2012 në Vjenë, Austri, do të mbahet Sesioni dimëror në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, ku do të marrin pjesë deputetët: z. Safet Bishevac dhe z. Vlladimir Gjorçev, anëtarë të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë.



E premte, 7 shkurt 2012

AKSIONI GJAKDHËNËS

Më 8 shkurt 2012 (e mërkurë), nga ora 9:00 deri në ora 14:00, në ambulancën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, deputetët dhe të punësuarit në Kuvend do të dhurojnë gjak



E premte, 3 shkurt 2012

VENDOSJA E KURORAVE ME LULE TË FRESKËTA

Me rastin e 140 vjetorit të lindjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të vendosë kurorë me lule të freskëta në varrin e tij, në kishën "Shën Spas", më 4 shkurt të vitit 2012 në ora 11:00

Click