E shtunë, 9 shkurt 2013
ME TAKIMIN E SENATORIT XHON MEKKEJN, KRYETARI VELJANOSKI E PËRFUNDON VIZITËN NË SHBA
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, në kuadër të pjesës së fundit të vizitës në SHBA, u takua me senatorin dhe kandidatin për kryetar shteti Xhon MekKejn.
Në fillim të takimit, senatori MekKejn u përqendrua në sfidat me të cilat komuniteti botëror ballafaqohet në vendet e Lindjes së afërt.
Në vazhdimin e takimit senatori u interesua për rrethanat e sigurisë në Ballkan dhe për zgjidhjen e kontestit të emrit të cilin e kemi me fqinjin tonë jugor.
Kryetari Veljanoski shprehu falënderim për përkrahjen principiele dhe përpjekjet e plota të SHBA-së ndaj Republikës së Maqedonisë. Ai theksoi se edhe pse Maqedonia ende nuk është anëtare e NATO-s, ajo i përmbush të gjitha obligimet e të qenët anëtare dhe kështu do të vazhdojë.
Kryetari Veljanoski theksoi se qasja e Republikës së Maqedonisë ndaj kontestit me fqinjin jugor është e hapur dhe e sinqertë dhe duhet të gjendet zgjidhje e cila është e pranueshme për të dy palët dhe e cila ka qëndrueshmëri afatgjate.
Senatori MekKejn shfaqi interes për atë se si Republika e Maqedonisë ballafaqohet me trafikimin kundërligjor me njerëz. Ai u falënderua për pjesëmarrjen e ushtarëve maqedonas në misionet paqësore në Afganistan, me të cilët është takuar personalisht, me ç'rast theksoi se SHBA-së i nevojiten miq pikërisht si Maqedonia. Në vazhdim nënvizoi se SHBA-ja e vlerëson progresin tonë dhe punën e realizuar dhe ushqejnë shpresë se problemet do të zgjidhen shumë shpejtë.
Në takimin me kryetarin e IRI, z.Llorne Krejner, u diskutua për më shumë çështje lidhur me progresin e Republikës së Maqedonisë dhe procesin eurointegrues, me ç'rast përsëri u mor nismë për përtëritjen e pranisë së IRI në Republikën e Maqedonisë dhe riaktivizimin e aktiviteteve dhe projekteve të cilat deri më tani janë treguar si shumë të dobishme e të cilat janë respektuar nga të gjitha subjektet politike.
Z.Krejner me kënaqësi e pranoi këtë nismë dhe u njoftua se e njëjta do të merret së shpejti para organeve të vendimmarrjes në IRI.
Ditën e fundit të vizitës në SHBA në fondacionin Heritixh, u organizua debat me mëngjes pune tradicional. Në debatin u inkuadruan më shumë ekspertë, këshilltarë dhe njohës të kushteve dhe rrethanave në Ballkan, të cilët diskutuan për çështjet e sigurisë rajonale dhe për trendin e zhvillimit të kapaciteteve të ekonomisë dhe biznesit në Republikën e Maqedonisë dhe në rajonin në tërësi.
Me kënaqësi u përshëndet fakti që indeksi i fondacionit Heritixh shënon trend të konsiderueshëm rritës për lirinë ekonomike të Republikës së Maqedonisë për vitin 2013, dhe atë nga vendi i 55-të është ngritur në vendin e 43-të.
Me tre takimet e fundit zyrtarisht përfundon vizita e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, në SHBA.