Njoftimet



E hënë, 27 shkurt 2012, ora 11:00, Salla "Boris Trajkovski"

DISKUTIM PUBLIK PËR PROPOZIM-STRATEGJINË PËR BASHKËPUNIM TË QEVERISË ME SEKTORIN CIVIL (2012-2017)

Këshilli Nacional për Eurointegrime dhe Platforma Qytetare e Maqedonisë organizojnë diskutim publik për Propozim-strategjinë për bashkëpunim të Qeverisë me sektorin civil (2012-2017).

Qëllimi i diskutimit publik është të sigurohet një debat më i gjerë i Propozim-strategjisë për bashkëpunim të Qeverisë me sektorin civil 2012-2017, të informohen organizatat qytetare për procesin e përgatitjes së dokumentit strategjik, të merren mendimet dhe komentet e tyre lidhur me tekstin,  të informohen për aktivitetet që do të vijojnë, si dhe për rolin e tyre në proces.

Propozim-strategjia do të prezantohet nga përfaqësuesi i Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Këshilli Nacional për Eurointegrime i thërret subjektet / organizatat e interesuara të marrin pjesë aktive në debat.

Fletëparaqitja për pjesëmarrje në diskutimin publik të dërgohet në Këshillin Nacional për Eurointegrime, më së voni më 27 shkurt 2012, në ora 10:00, në këtë adresë elektronike: nsei@sobranie.mk.

Diskutimi publik është i hapur për mediet.   

Click