E martë, 12 shkurt 2013, 10:00, Salla 4
MBLEDHJA E 54-TË TË KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Mbledhja e 54-të të Komisionit për Financim dhe Buxhet, e caktuar më 12.02.2013, në ora 10:00
Rendi i ditës:
1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për subvencionim të kredisë banesore, me procedurë të shkurtuar - leximi II;
2. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për shpronësim, me procedurë të shkurtuar - leximi II;
3. Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë ndaj detyrimeve sipas Marrëveshjes për hua për Projektin për përmirësimin e rrjetit rrugor rajonal dhe komunal, që do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, me procedurë të shkurtuar - leximi II;
4. Propozim-ligj për pezullimin dhe shlyerjen e detyrimeve në bazë të kontributeve për sigurim të detyrueshëm shëndetësor që janë krijuar deri në fund të vitit 2008, me procedurë të shkurtuar - leximi II;
5. Propozim-ligj për shlyerjen e kamatave të detyrimeve të maturuara në bazë të kontributeve të sigurimit të detyrueshëm social, me procedurë të shkurtuar;