E martë, 12 shkurt 2013
MBLEDHJA E 84-TË E KOMISIONIT JURIDIK-LIGJVËNËS
Mbledhja e 84-të e Komisionit Juridik-Ligjvënës, e caktuar më 12.02.2013, në ora 11:00
Rendi i ditës:
1. Propozim-rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Sillvana Boneva, Ilija Kitanoski, Aleksandar Spasenovski, Svetllana Jakimovska, Vlladimir Gjorçev, Antonijo Milloshoski, Aleksandar Nikolloski, Kosana Nikoliq Mazneva, Ilija Dimovski, Bllagorodna Duliq, Vele Georgjievski, Nadica Tançeva Tulieva, Nada Stançevska, Ane Llashkoska, Beti Kuzmanovska, Vasko Pashovski, Vanço Apostollov, Vesna Pemova, Dimitar Stevananxhija, Dragan Cuklev, Gjorgji Koxhabashiev, Liljana Zaturoska, Liljana Kuzmanovska, Dragan Nasteski, Mile Paçemski, Suzana Anova, Nada Cipusheva, Pavle Sazdov, Romeo Trenov, Risto Mançev, Millorad Dodevski, Mihaillo Xhollonga, Svetllana Karapetrova, Sllave Goshev, Stefçe Tërpkovski, Vasko Micevski, Harallampie Shokarovski, Cena Matevska Duza, Jordan Paçkov, Trajço Dimkov, Elena Pavllova, Dime Maxhovski, Vasill Pishev, Toni Trajanovski, Darko Dimitrieski, Borisllav Stojmenov, Marija Rashkovska;
2. Propozim-ligj për pezullimin dhe shlyerjen e detyrimeve në bazë të kontributeve për sigurim të detyrueshëm shëndetësor që janë krijuar deri në fund të vitit 2008, me procedurë të shkurtuar - leximi II;
3. Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë ndaj detyrimeve sipas Marrëveshjes për hua për Projektin për përmirësimin e rrjetit rrugor rajonal dhe komunal, që do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, me procedurë të shkurtuar - leximi II;
4. Propozim-ligj për shlyerjen e kamatave të detyrimeve të maturuara në bazë të kontributeve të sigurimit të detyrueshëm social, me procedurë të shkurtuar - leximi II;
5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për subvencionim të kredisë banesore, me procedurë të shkurtuar - leximi II;
6. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për shpronësim, me procedurë të shkurtuar - leximi II;
7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin fillor, me procedurë të shkurtuar - leximi II;
8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin e mesëm, me procedurë të shkurtuar - leximi II;
9. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë, me procedurë të shkurtuar - leximi II;
10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për libra shkollorë për arsim fillor dhe të mesëm, me procedurë të shkurtuar - leximi II;
11. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim dhe trajnim profesional, me procedurë të shkurtuar - leximi II;
12. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari shkencore-hulumtuese, me procedurë të shkurtuar - leximi II;
13. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, me procedurë të shkurtuar - leximi II;
14. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për inspeksion të arsimit, me procedurë të shkurtuar - leximi II;