Е enjte, 22 shtator 2011, ora 10:00, Salla4
KOMISIONI PËR FINANCIM DHE BUXHET
Propozim i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë të detyrimeve për Marrëveshjen për hua për financim të Projektit HE Ura e Boshkut, që do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe SHA ELEM-it, me procedurë të shkurtuar;
2. Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë të detyrimeve për Marrëveshjen Financiare, i dedikuar për financim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe projekteve tjera prioritare - faza II, që do të lidhet ndërmjet Bankës Investuese Evropiane dhe Bankës së Maqedonisë për Mbështetje të Zhvillimit, me procedurë të shkurtuar;
3. Propozim-ligj për ngarkim me borxh të Republikës së Maqedonisë në Bankën për Zhvillim në Këshillin e Evropës për Marrëveshjen Kornizë për hua për financim të pjesshëm të Projektit për ndërtim të sallave të fizkulturës në shkolla fillore dhe rehabilitim të shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar;
4. Propozim-ligj për ngarkim me borxh të Republikës së Maqedonisë me pjesën e parë të huas në Bankën Investuese Evropiane për Marrëveshjen Financiare për Projektin për ndërtim të autostradës në Korridorin X, në pjesën Demir Kapi - Smokvica, me procedurë të shkurtuar;
5. Propozim-ligj për ngarkim me borxh të Qytetit të Shkupit te Banka Evropiane për Zhvillim dhe Ripërtëritje sipas Marrëveshjes për hua për Projektin "Me kapacitete të reja për komunikacion efikas ndaj Shkupit më të pastër" pa lëshimin e garancisë shtetërore, me procedurë të shkurtuar.