E enjte, 29 shtator 2011, ora 11:00, Salla1
SEANCA E DHJETË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
(e filluar më 19.9.2011) (vazhdim i shtatë)
Rendi i ditës:
...
79. Propozim-ligj për ngarkim me borxh të Republikës së Maqedonisë në Bankën për Zhvillim në Këshillin e Evropës për Marrëveshjen Kornizë për hua për financim të pjesshëm të Projektit për ndërtim të sallave të fizkulturës në shkolla fillore dhe rehabilitim të shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar;
80. Propozim-ligj për ngarkim me borxh të Republikës së Maqedonisë me pjesën e parë të huas në Bankën Investuese Evropiane për Marrëveshjen Financiare për Projektin për ndërtim të autostradës në Korridorin X, në pjesën Demir Kapi - Smokvicë, me procedurë të shkurtuar;
81. Propozim-ligj për ngarkim me borxh të Qytetit të Shkupit te Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim sipas Marrëveshjes për hua për Projektin "Me kapacitete të reja për komunikacion efikas për Shkupin më të pastër" pa lëshimin e garancisë shtetërore, me procedurë të shkurtuar;
82. Propozim-llogaria përfundimtare e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010.
83. Propozim-vendim për dhënien e pëlqimit të Statutit të Akademisë Ushtarake "Gjeneral Mihajllo Apostollski" - Shkup;
84. Propozim-vendim për dhënien e pëlqimit të Statutit të Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë.