E enjte, 10 shtator 2009
MBLEDHJA E GJASHTË E KËSHILLIT BUXHETOR
Këshilli buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 9 shtator 2009 e mbajti mbledhjen e gjashtë, në të cilën e shqyrtoi Propozim-kërkesën buxhetore të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010 dhe periudhën e viteve 2010–2012, dhe Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2009-Ndarja 02001 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.
Në bazë të debatit lidhur me Propozim-kërkesën buxhetore të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010 dhe periudhën e viteve 2010-2012, Këshilli buxhetor me 5 vota “për “dhe 2 “të përmbajtur” i miratoi këto konkluzione:
Këshilli buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi dhe e pranoi Propozim-kërkesën buxhetore të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010 dhe periudhën e viteve 2010 –2012;
Ky konkluzion i Këshillit buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, t’i dërgohet Ministrisë së Financave (Qeverisë së Republikës së Maqedonisë).
Lidhur me Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2009-Ndarja 02001 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, Këshillit buxhetor njëzëri i miratoi këto konkluzione:
- Këshillit buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, konstaton se në Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2009, në Ndarjen 02001 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ka shmangie nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2009;
- Këshillit buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i përkrah amendamentet e Propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2009, në Ndarjen 02001 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, të përpiluara nga Shërbimi i Kuvendit;
Ky konkluzion t’i dërgohet kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Komisionit për financim dhe buxhet, të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.