E mërkurë, 16 shtator 2009, Strazburg
REPUBLIKA E MAQEDONISË ME PËRKUSHTIM PUNON PËR MARRJEN E DATËS PËR BISEDIME PËR ANËTARËSIM NË UNIONIN EVROPIAN
Delegacioni i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i kryesuar nga kryetari i Komisionit z. Petar Pop Arsov, ndërsa në përbërje z-nj Sllavica Grkovska Lloshkova dhe z. Hajrulla Misini, dje dhe sot kanë pasur më shumë takime me eurodeputetët, me çka delegacioni i Maqedonisë i prezantoi arritjet e fundit në procesin eurointegrues, në pikëpamje të plotësimit të kritereve të vëna nga ana e Komisionit Evropian.
Gjithashtu, delegacioni i njoftoi eurodeputetët për miratimin e katër ligjeve të cilat i kërkoi Komisari për zgjerim z. Oli Ren, gjatë vizitës në Shkup.
Delegacioni i Maqedonisë, në takimet me eurodeputetët, lidhur me pikën e rendit të ditës në sesionin plenar të Parlamentit mbi liberalizimin e vizave për Maqedoninë, Malin e zi dhe Serbinë, theksoi se kjo paraqet hap para në eurointegrimin e qytetarëve të Maqedonisë dhe hap pozitiv Evropian për në procesin gjithëpërfshirës eurointegrues të vendit, por prioritet për Republikën e Maqedonisë është marrja e datës për bisedime për anëtarësim në UE për çka vendi punon me përkushtim. Me këtë rast u theksua se liberalizimi nuk mund të jetë zëvendësim për datën për bisedimet me UE-në.
Në bisedimet u theksua nevoja që të vazhdohet me proceset eurointegruese përmes realizimit të reformave të nevojshme, si dhe në nevojën për sigurimin të konsensusit politik për çështjet UE.
Delegacioni i Maqedonisë ka qenë i informuar se në rrjedhë është procedura për zgjedhje të bashkëkryetarit dhe anëtarëve të Komitetit të përzier Parlamentar nga ana e Parlamentit Evropian, ndërsa mori pjesë edhe në sesionin plenar të Parlamentit Evropian, kur zgjidhej Kryetari i Komisionit Evropian për mandatin e ri, z. Zhoze Manuel Baroso, si dhe në debatin për liberalizim të vizave për Maqedoninë, Malin e zi dhe Serbinë.
Delegacioni u takua dhe bisedoi me eurodepuetetët: Çarls Tanok (Mbretëria e Bashkuar) Hans Svoboda (Austri), Adrijan Severin (Rumani), Ivo Vjagel, Tanja Fajon, Jelko Kacin, Alojze Peterle dhe Zoran Taler (Slloveni), Franciska Bratner, Bernt Poselt dhe Doris Pak (Gjermani), Ana Ibrisagiç (Suedi) dhe Korneliasen Marije (Holandë).