E martë, 22 shtator 2009, Nju Jork
SAMITI KLIMATERIK I KOMBEVE TË BASHKUARA
Mbi njëqind shefa të shteteve sot do të marrin pjesë në Samitin klimaterik të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Qëllimi i Samitit është të avancohen negociatat për arritjen e marrëveshjes efektive, shkencore dhe globale për klimën në Konferencën e Kopenhagës në dhjetor.
Samiti paraqet forum ku liderët do të mund të diskutojnë për çështje esenciale, të gjejnë truall të përbashkët dhe t’u japin drejtime bashkëbiseduesve.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, z. Ban Ki Mun, deklaroi se ky do të jetë takimi më i madh i këtij lloji.
Pas samitit mbi klimën, prej nesër do të debatohet në debatin e përgjithshëm tradicional. Ministrat e Punëve të Jashtme nga e gjithë bota do të diskutojnë rreth marrëveshjes për ndaljen e testimeve të armëve bërthamore, ndërsa Asambleja e Përgjithshme do të merret edhe me pasojat nga kriza financiare.