E martë, 1 shtator 2009, Gdanjsk
SHTATËDHJETËVJETORI I FILLIMIT TË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE
Në Gdanjsk të Polonisë, sot u shënua 70-vjetori i Luftës së Dytë Botërore.
Mbi njëzet burrështetas evropianë, të udhëhequr nga kryetari polak Leh Kaçinski dhe nga kryeministri Donalld Tusk, vendosën kurora në shenjë përkujtimi të viktimave.
Kryeministri i Suedisë, Frederik Rejnfelld, është pjesë e ceremonisë memoriale, si përfaqësues i vendit të tij, i cili kryeson me Unionin Eevropian.Në mesin e pjesëmarrësve tjerë janë edhe kancelarja Angella Merkel dhe kryeministri rus Vlladimir Putin.
Më 1 shtator të vitit 1939 sulmi i gjermanëve ndaj siujdhesës Vesterpllate para qytetit Gdanjsk, nën udhëheqjen e Adolf Hitlerit, shënoi fillimin e Luftës së Dytë Botërore, e cila mori miliona viktima.