E mërkurë, 30 shtator 2009
TAKIM PUNE I GRUPIT TË DEPUTETËVE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR BASHKËPUNIM ME PARLAMENTIN E REPUBLIKËS SË KROACISË ME BASHKËSINË E KROATËVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË
Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u mbajt takim pune i Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kroacisë me përfaqësues të Bashkësisë së Kroatëve në Republikën e Maqedonisë.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga Kabineti i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, pastaj nga Ministria e Punëve të Jashtme, ambasadori i Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë, z. Ivan Kujunxhik, kryetari i Bashkësisë së Kroatëve në Republikën e Maqedonisë, znj. Snezhana Trajçanec dhe anëtarë të BKM-së.
Bashkësia e Kroatëve në Republikën e Maqedonisë ekziston nga viti 1996 dhe specifikë e saj është se ajo punon në ruajtjen e identitetit, historisë, kulturës kroate etj .
Në takim deputetët u informuan mbi punën e deritashme të Bashkësisë dhe rreth projekteve për vitin e ardhshëm.