E hënë, 28 shtator 2009
TAKIM I DEPUTETËVE MAQEDONAS ME DEPUTETIN SPANJOL Z. GUTIEREZ VEGARA ANTONIO
Deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, realizuan takim me z. Gutierez Vegara Antonio, deputet i Parlamentit të Mbretërisë së Spanjës. Në takim morën pjesë edhe ekspertë spanjollë, pjesëmarrës në Konferencën: “Spanja-Maqedonia: qasje krahasuese për partneritet strategjik për integrimin evropian’’.
Në debat morën pjesë Aleksandar Spasenovski , Liljana Popovska, Vasko Shutarov, Pançe Dameski dhe Kristina Runçeva.
Bashkëkryesuesi i komitetit të përzier parlamentar, z. Spasenovski, theksoi se eurointegrimi është prioritet i lartë për Republikën e Maqedonisë dhe e potencoi synimin për liberalizim të vizave dhe datë për negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Z. Gutierez Vegara Antonio, deklaroi se ky takim paraqet mundësi për njohjen e ideve, kontributeve dhe dyshimeve të këtushme, hamendjet, me qëllim që Republika e Maqedonisë t’i tejkalojë pengesat në procesin drejt integrimit në BE.
Ai shprehu optimizëm se Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë do të jetë pozitiv dhe se do të tejkalohen dallimet në kontestin lidhur me emrin me Greqinë.
Përfaqësuesit spanjoll u interesuan se deri në cilën shkallë Republika e Maqedonisë është e gatshme që të bëjë kompromis, lidhur me çështjen për emrin, cili është opinioni i parlamentit të Maqedonisë lidhur me abortin, për rolin e femrës në jetën sociale dhe të drejtat e femrave, si dhe për pjesëmarrjen e sektorit qytetar në çështjet evropiane.
Konstatim i përgjithshëm është se kjo vizitë dhe kryesimi i ardhshëm i Spanjës me Bashkimin Evropian, do t’i hapin mundësitë për bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë dhe Spanjës.