E mërkurë, më 30 shtator 2009
TORBJORN JAGLAND-SEKRETARI I RI I PËRGJITHSHËM I KËSHILLIT TË EVROPËS
Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës zgjodhi z.Torbjorn Jagland nga Norvegjia për sekretar të ri të përgjithshëm të Këshillit të Evropës për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar. Në rrethin e parë të zgjedhjeve, prej 245 votave gjithsej, z.Jagland mori 165 (shumicën absolute) krahas z.Vladimir Timosheviq nga Polonia, i cili fitoi 80 vota.
Z. Torbjorn Jagland është kryetar i Parlamentit të Norvegjisë prej vitit 2005 dhe anëtar i Parlamentit për zonën Buskerud prej vitit 1993.
Më 1 tetor 2009, z.Jagland do të japë betimin si sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës.